Kalvin Phillips bëhet me skuadër të re.
Mëngjesin e sotëm, West Ham njoftoi se ka arritur të marrë shërbimet e mesfushorit 28-vjeçar, i cili do të luajë me londinezët deri në fund të sezonit aktual.
Lojtari largohet nga Manchester City drejt West Ham me formulën e huazimit të thjeshtë, pra pa asnjë detyrim blerjeje përfundimtare. Phillips, që nuk po gjente hapësira te skuadra e Guardiolës, kërkohej edhe nga disa klube të tjera, por zgjodhi që të qëndrojë në Premier Ligë.
“West Ham United është i kënaqur të konfirmojë afrimin e mesfushorit anglez Kalvin Phillips në huazim deri në fund të sezonit 2023/24. 28-vjeçari vjen nga Manchester City dhe mund të bëjë debutimin e tij në ndeshjen e së enjtes në Premier League me AFC Bournemouth”, shkruhet në njoftimin e klubit.