Albi Doka u ndëshkua me karton të kuq pas protestave ndaj arbitrit në ndeshjen përballë Teutës të mbyllur në barazim 2-2 në “Niko Dovana” javën e fundit.
Komisioni i Disiplinës i dha një dënim prej 3 ndeshjesh pezullim, të rradhës janë Skënderbeu, Kukësi dhe Erzeni e kthimi do të jetë ndaj Partizanit në derbi. Megjithatë sipas rregullores bardheblutë kanë të drejtë të kompensojnë gjysmën e dënimit me para.
Një dënim jo pak i lehtë për lojtarin, por as te Tirana nuk është kaluar lehtësisht.
Drejtuesit bashkë me stafin teknik, pas një bisede me lojtarin kanë vendosur ta dënojnë duke e përjashtuar nga stërvitja me grupin.
Lojtari dje u stërvit veçmas dhe mbetet të shihet nëse do të t’i bashkohet grupit në seancën e sotme.
Një dënim i rëndë nga klubi kryeqytetas për një karton të kuq, kujtojmë që Vllaznia një dënim të tillë e ka me gjobë 500 euro, sipas rregullores së publikuar.