Ballkani fiton garën me Shkëndijën dhe Partizanin, merr Quevenin në Kosovë!
Inacio Queven përfundon te Kampionët e Kosovës në futboll. “Sportmania” mëson se ish futbollisti i Shkupit është pranë marrëveshjes me Ballkanin e Ilir Dajës.
Queven ka arritur akordin me drejtuesit e Ballkanit dhe pritet që shumë shpejt të firmos kontratën dhe të zyrtarizohet.
Kësisoj Ballkani fiton garën me Shkëndijën e Tetovës dhe Partizanin e Tiranës për Queven, pasi të dyja klubet ishin në garë për shërbimet e brazilianit, ndërsa kontribut për këtë transferim sigurisht ka pasur edhe Omer Bunjaku, drejtori sportiv i klubit nga Kosova, i cili edhe më herët të njejtën e detyrë e kishte edhe te Shkupi..