Milan, shkëmbim dhe 28 milionë euro: kështu vjen sulmuesi i ri

Futboll

Milan, shkëmbim dhe 28 milionë euro: kështu vjen sulmuesi i ri

Më: 26 janar 2024 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Milani vazhdon të punojë për qendërsulmuesin e së ardhmes.

Oliver Giroud, për shkak të rrethanave, nuk është i përjetshëm dhe në pranverë do të vendosë nëse do të zgjasë aventurën e tij me kuqezinjtë apo do t’i thotë lamtumirë ‘Djallit’.

Pavarësisht fatit të sulmuesit ekspert francez, drejtuesit e klubit milanez po vëzhgojnë profile të ndryshme për ndryshimin e gjeneratës në sulm dhe po lëvizin paraprakisht për të mposhtur konkurrencën dhe për të siguruar profilin më të përshtatshëm për trajnerin e ri, apo në funksion të vetë Pioli nëse do të mbetet në drejtim të ekipit.

David dhe Guirassy janë tashmë objektiva më të largët, ndërsa emrat e Sesko dhe veçanërisht Zirkzee dalin në vijën e parë.

Sulmuesi holandez po bën shkëlqen me fanellën e Bolognas: 8 gola dhe 4 asiste në sezon dhe paraqitje shumë të mira.

Ish-lojtari i Bayern Munichu ka një vlerësim prej të paktën 40 milionë eurosh dhe Milani është në kërkim të ofertës së duhur për ta marrë atë në Milanello verën e ardhshme.

Dyshja Furlani-Moncada mund të përfitojë më pas nga Saelemaekers, i cili është huauzar te Bologna me të drejtën e blerjes të fiksuar në 12 milionë euro, duke ofruar edhe 28-30 milionë euro për kartonin e Zirkzee.

‘Djalli’ është aktualisht skuadra që po ecën me vendosmëri drejt Zirkzee, të lakmuar edhe nga emrat e tjerë të mëdhenj italianë (Inter dhe Juventus) si dhe klubet e huaja.

Lojtari i lindur në vitin 2002 ka kontratë deri në vitin 2026 me Bologna-n dhe klauzola (40 milionë) vlen vetëm për Bayern Munich, nëse klubi gjerman do të vendosë ta blejë mbrapsht lojtarin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat