Sulmuesi i Italisë, Domeniko Berardi ka pësuar një dëmtim në gjurin e majtë gjatë stërvitjes së djeshme.
Ai do t’i nënshtrohet një operacioni për shkak të një dëmtimi të meniskut.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Sasuolos përmes një postimi në faqen zyrtare:
“Futbollisti Domeniko Berardi, gjatë stërvitjes së djeshme, ka pësuar një traumë në gjurin e majtë.
Testet, të kryera në mëngjes, nxorën në pah një dëmtim të meniskut medial. Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni sot”.