Prishtina mundët në miqësore nga NK Celje!
FC Prishtina është mundur nga NK Celje e Sllovenisë, në miqësoren e fundit.
Prishtina është mposhtur me rezultat 2-0, me një gol të Zec dhe një gol të Bajdet.
Kryeqytetasit rikthehen në Kosovë dhe vazhdojnë përgatitjet për përballjen në Kupë me Gjilanin, ndeshje kjo që do të zhvillohet më 3 shkurt.