Klevi Qefalija është një nga prodhimet e fundit që akademia e Tiranës ka nxjerrë për ekipin e parë.
Mesfushori shihet si një element me potancial të lartë për t’i shërbyer më së miri fanellës bardheblu.
Megjithatë minutat këtë sezon kanë qenë të limituara duke parë edhe rivalitetin në këtë repart.
Nga kjo situtatë kërkon të përiftojë Dinamo e cila ka nisur bisedimet e para me lojtarin. Blutë kërkojnë një mesfushor “8-sh” dhe këto karakteristika i plotëson talenti 20-vjeçar.
Ndeshja e fundit e Qefaliajt me Tiranën ishte ndaj Skënderbeut më 5 nëntor ku luajti vetëm 1 minutë dhe që nga ajo ditë nuk ka qenë as pjesë e stolit.