Vushtrria ka regjistruar fitore ndaj Dinamos në një ndeshje miqësore të zhvilluar sot, në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror.
Skuadra e drejtuar nga Granit Begolli triumfoi me rezultat të pastër – 3:0.
Dior Zabërgja (20’), Drilon Fazliu (30’ penallti) dhe Taulant Avdyli (38’) ishin autorët e golave të fitores për vushtrriasit.
Kjo ndeshje u zhvillua në Durrës, atje ku të dy skuadrat po kryejnë fazën përgatitore.