Pas çoi në shtëpi Superkupën e Italisë (mposhti Napolon në finale e zhvilluar në Arabinë Saudite), Interi e ka kthyer prej ditësh fokusin në Serinë A.
Për ndeshjen ndaj Fiorentinës, Inzaghi duhet të hedhë sërish në fushë një skuadër të rreshtuar me skemën 3-5-2.
Sommer është i konfirmuar mes shtyllave, me Acerbin, Pavard dhe De Vrij në mbrojtje. Bastoni nuk është në gjendje të mirë dhe është në dyshim për transfertën e në Firenzes.
Dimarco dhe Darmian do të duhet të kalojnë në krahë, të mbështetur në qendër të fushës nga Mkhitaryan, Asllani dhe Frattesi. Dy të fundit do të kenë detyrën e vështirë për të zëvendësuar Barellën dhe turko-gjermanin Calhanoglun. Në sulm, hapësirë për dyshen Lautaro-Thuram.
Formacionet e mundshme të Fiorentina-Inter:
FIORENTINA (4-2-3-1): Terracciano; Faraoni, Ranieri, Milenkoviç, Parisi; Arthur, Duncan; Ikonè, Bonaventura, Sottil; Beltran.
Trajner: Vincenzo Italiano.
INTER (3-5-2): Sommer; Pavard, de Vrij, Acerbi; Darmian, Frattesi, Asllani, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Thuram.
Trajner: Simone Inzaghi.