Andrea Anjeli është shfaqur mediatikisht pas shumë muajve. Ish-presidenti i Juventusit ka dhënë një intervistë për “Financial Times”, ku ka prekur edhe temën e transferimit të Cristiano Ronaldos.
Ylli portugez nuk la ndikimin e duhur në periudhën e tij te bardhezinjtë, duke bërë që kalimi i tij në Torino të shihej si i pasuksesshëm.
Por Anjeli ka thënë se nëse do të kishte Ronaldon pa pandeminë, atëherë të gjithë do të shihnin një histori tjetër.
“Kristiano Ronaldo? Ishte një lëvizje e mirë.
Më jepni Ronaldon dhe më më lini ta hedh në fushë pa pandeminë, do të ishte një tjetër histori”, është shprehur Andrea.