Sacha Boey te Bayerni i Mynihut mund të konsiderohet e kryer. Sipas “Sky Deutschland”, mbrojtësi i djathtë holandez do të largohet menjëherë nga Galatasaray për të fluturuar drejt Bavarisë.
Nga kjo marrëveshje në arkat e klubit turk do të shkojë një shumë prej gati 30 milionë euro. E shtuna është dita e caktuar për vizitat mjekësore.
Ky transferim përjashton përfundimisht kalimin në “Allianz Arena” të Kieran Trippier, i cili ishte objektivi numër një i bavarezëve (Neëcastle refuzoi dy ofertat e bëra për 33-vjeçarin anglez).
Problemet më krahun e djathtë të skuadrës bavareze lindën për shkak të angazhimit të Mazraoui në kombëtaren marokene dhe dëmtimit të Sarr.
Transferimi i Boey është gjithashtu një lajm i mirë për Romën. Galatasaray, në fakt, mund të zëvendësojë holandezin me Zeki Çelik. Shitja e mbrojtësit turk do t’i mundësonte Romës blerjen e Angelinos, që luan pikërisht te gjigantët e Stambollit.