Tirana – Skënderbeu është një nga sfidat e javës së 21-teë të Superiores. Duel ky që do të luhet ditën e nesërme në orën 17:00 në “Air Albania” .
Në këtë sfidë do të ketë mungesa të mëdha në të dyja krahët. Te Tirana do të mungojnë Albi Doka, i cili mori karton të kuq ndaj Teutës dhe është pezulluar 3 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës.
Ndërkohë Julian Ahmataj nuk llogarit as shërbimet e Fjoart Jonuzit, i cili gjithashtu është i pezulluar, pasi ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhe.
Nga krahu tjetër, korçarët do të vuajnë mungesat e dy lojtarëve. Ivan Gvozdenovic bën llogaritë pa Ramos dhe Rabiun.
Të dy lojtarët kanë plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe ndaj kryeqytetasve nuk do të mund të japin kontributin e tyre në fushën e lojës.