Andriy Shevchenko dha një kushtrim për “La Repubblica”, pasi u zgjodh president i Federatës Ukrainase të Futbollit: “Stadiumet e shkatërruara dhe talentet e humbur… Ukrainë, ngrihu në këmbë!”.
Ish-lojtari i Milanit ka folur për projektet e tij, duke shpjeguar programin që ka si president tashmë:
“Duam ta mbajmë ndezur flakën e futbollit në Ukrainë.
Kampionati është luajtur në dy sezonet e luftës, edhe pse njerëzit, nën tingujt e sirenave, janë future shpesh nën tokë, në bunkerë.
Nevojitet dixhitalizimi i të dhënave për të kuptuar se sa të rinj janë larguar nga Ukraina për shkak të luftës.
Duhet ta kemi nën kontroll këtë talent, ta monitorojmë si në Kroacinë e viteve 1990. Me rëndësi të madhe është përgatitja e kombëtares sonë për ‘play-off’-in e Europianit”.
Ish-fituesi i “Topit të Artë” është kundër heqjes së sansioneve sportive ndaj Rusisë, mbështetur nga presidenti i UEFA-s, Ceferin: “Si federatë nuk mendojmë se është e drejtë, i kemi shkruar për këtë edhe Nyonit”.