Erzeni është një nga skuadrat më aktive në këtë sesion të merkatos.
Pas blerjes së lojtarëve Arlind Dakaj, Silvio Zogaj, Auron Ademi, Florijan Kadriu, Younes Bnou Marzouk dhe Bruno Puja, klubi shijakas ka prezantuar edhe tre përforcimet e fundit.
Emanullah Blazeviç, Donald Mëllugja dhe Festim Alidema janë tre afrimet më të fundit tek Erzeni dhe tashmë organika në dispozicion të teknikut Alfred Deliallisi mund të quhet e plotësuar.
“K.F Erzeni zyrtarizon 3 afrime të reja në skuadër. Emanullah Blazeviç, Donald Mellugja, Festim Alidema. Urojmë suksese 3 përforcimeve më të fundit në ekipin K.F Erzeni”, shkruhet në njoftimin e klubit shijakas.