Aventura e Sacha Boey me fanellën e Bayernit të Mynihut ka nisur zyrtarisht mëngjesin e sotëm. Lojtari i lindur në vitin 2000 filloi vizitat mjekësore mëngjesin e sotëm dhe më pas do të nënshkruajë kontratën, që e lidh me kampionët e Gjermanisë deri më 30 qershor të vitit 2029.
Mbush arkat klub turk i Galatasaray, që sipas raportimeve të 'Sky Deutschland', do të përfitojë rreth 28-29 milionë euro nga shitja e mbrojtësit.
Përfiton edhe Rennes, i cili ka arkëtuar më shumë se katër milionë euro nga ky operacion.
Në momentin e transferimit të Boey në Turqi, klubi francez kishte ruajtur 15% të kartonit të lojtarit në rast të një rishitje të mundshme. Vetë Sacha Boey do të përfitojë rreth tre milionë euro neto në sezon te Bayerni i Mynihut.