Largimi i Jurgen Klopp mund të ndikojë që edhe disa futbollistë të ndjekin rrugën e njëjtë.
Trajneri gjerman njoftoi të premten se do të largohet pas përfundimit të sezonit.
Sipas “talkSPORT”, largimi i Kloppit mund të bëjë që Virgil van Dijk, Mohamed Salah dhe Trent Alexander-Arnold të largohen gjithashtu nga “Anfield”.
Të tre lojtarët e përmendur kanë vetëm edhe 18 muaj të mbetur në kontratat e tyre.
Salah ishte i lidhur me një largim edhe verën e fundit, me Al-Ittihad që bënte presion për transferimin e tij – por, që në fund nuk ndodhi.
Gjithsesi, egjiptiani mund të largohet në verën e këtij viti.
Mirëpo, rrugën e njëjtë mendohet se mund të ndjekin edhe dy prej futbollistëve tjerë kryesorë të ekipit, Van Dijk e Alexander-Arnold.