Manchester City iu fal golit të mbrojtësit Nathan Ake (87’) për të fituar 0-1 përballë Tottenhamit, sukses që solli kualifikimin në ruandin e 1/8-ve në FA Cup.
Pep Guardiola vlerësoi triumfin e djemve të tij në prononcimin pas ndeshjes, teksa u ndal edhe te Jurgen Klopp, i cili do të largohet nga drejtimi i Liverpoolit në fundin e sezonit.
“Mendoj se ishte një fitore e merituar, për statistikat dhe mënyrën se si luajtëm. Ishte një ndeshje vërtetë e mirë. Kemi vuajtur më parë në këtë stadium.
Këtë radhë u kënaqa. I urova djemtë për performancën. Nuk di të them nëse goli duhej anuluar, nuk e pashë aksionin. Nathan ka një ritëm të jashtëzakonshëm, në mbrojtje dhe sulm. jam i lumtur për të.
Klopp? Do të më mungojë shumë, por tani do të fle më i qetë…
Ditët përpara ndeshjeve me Liverpoolin, kanë qenë një makth i vërtetë. U trondita nga lajmi, e ndjej sikur do të humbë edhe një pjesë e Manchester Cityt.
Pasi nuk mund ta përcaktojmë periudhën tonë këtu pa të dhe Liverpoolin”, u shpreh trajneri spanjoll i kampionëve të Anglisë.
Respekti reciprok mes Guardiolës dhe teknikut gjerman të The Reds, ka mbizotëruar gjithmonë, teksa Manchester City-Liverpool është prej vitesh një ndër ndeshjet më të forta dhe spektakolare në planet.