FC Metz po shqyrton një ofertë shokuese për të rikthyer në klub Miralem Pjaniçin.
Mesfushori nga Bosnjë-Hercegovina është një nga futbollistët në listën e dëshirave të “Les Grenats”, për këtë afat kalimtar dimëror.
Një “numër 10” është një prioritet për klubin francez, që po kërkon të shmangë rënien nga elita e futbollit francez.
Sipas “L’Equipe”, një profil që po merret në konsideratë është Pjaniç, i cili aktualisht luan për Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe.
33-vjeçari kishte dalë nga akademia e klubit të Metzit, për të debutuar pastaj me ekipin e parë në vitin 2007.
Yann M’Vila, i cili ishte lidhur me një rikthim në Sunderland, po konsiderohet gjithashtu, si dhe Valentin Eysseric, i cili ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me klubin turk, Fatih Karagümrük.
Gael Kakuta është një tjetër emër që po shqyrtohet nga drejtuesit e Metzit.
Megjithatë, Metz thuhet se ende nuk ka bërë hapa konkretë për të nënshkruar me ndonjërin nga objektivat e lartpërmendur.