Liverpooli po konsideron trajnerin e Sporting CP, Ruben Amorim si kandidat për të zëvendësuar Jurgen Kloppin në krye këtë verë.
Kloppi njoftoi të premten se do të largohet nga posti i trajnerit të Liverpoolit në fund të sezonit. “Reds” janë në kërkim të opsioneve për të zënë vendin e tij dhe “Correio da Manha” raporton se Amorimi është shfaqur si një nga kandidatët e mundshëm.
Liverpooli do të duhet të paguajë rreth 20 milionë euro për Sportingun për të marrë 39-vjeçarin portugez, por kjo shifër thuhet se nuk është pengesë e madhe për skuadrën Merseyside.
Kontrata aktuale e trajnerit është deri në verën e vitit 2026.
Amorimi mori detyrën si trajner i Sportingut në vitin 2020 dhe i udhëhoqi ata drejt titullit të Primeira Liga në 2021, si dhe dy trofe të Taca da Liga.
Nga 189 ndeshje që ka luajtur nën drejtimin e Amorimit, Sportingi ka fituar 132 dhe ka barazuar 27.