Bayerni ka triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Augsburgut, në takimin e javës së 19-të të Bundesliga I.
Një fitore me peshë të madhe për bavarezët, që pretendojnë kreun e tabelës.
Për Bayeerni shënuan Pavlloviq (23'), Davies (45+5’) e Kane (58') dhe për vendasit realizoi Demiroviq (52' e 90+4’ – nga penalltia).
Michel në minutën e 88-të dështoi nga penalltia, duke lëshuar mundësinë e mirë për ekipin e Augsburgun.
Futbollisti shqiptar, Elvis Rexhbeçaj, është zëvendësuar në minutën e 62-të por me Augsburgun dolën kokulur.
Bayerni është në vend të dytë me 47 pikë e Augsburg në të 12-tin me 21 sosh.