Werder Bremen ka shënuar fitore të thellë, me rezutat 3:1 ndaj Freiburgut, në takimin e javës së 19-të të Bundesliga I.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Florent Muslija, debutoi në fanellën e Freiburgut.
Ai është paraqitur nga minuta e 86-të.
Për vendasit shënuan Ducksch (9' - nga penalltia), Njinmah (53'), Malatini (90+3) dhe për Freiburgun realizoi Grifo ((28').
Freiburg është në vend të shtatë me 28 pikë e Werder në të nëntin me 23 sosh.