Formacionet zyrtare, Allegri ul në stol kapitenin!
Pasi mori kryesimin, Juventusi do të provojë të shkëputet edhe më shumë nga Interi në krye të renditjes, teksa përballë Empolit do të kërkojë suksesin e radhës, një javë para përballjes direkte me zikaltrit në “San Siro”.
Trajneri Allegri ka lënë në stol kapitenin Danilo, i cili rrezikon të humbë sfidën e ardhshme nëse merr një karton të verdhë, teksa në sulm i ka besuar dyshes Vlahoviq-Milik.
Nga ana tjetër te Empoli luan titullar Ardian Ismajli, por janë në stol portieri Berisha dhe sulmuesi i talentuar Stiven Shpendi.