Lideri i kampionatit gjerman, Bayer Leverkusen, para shikuesve të vet nuk mori më shumë se një pikë, duke luajtur baras (0:0) me Monchengladbach-in, në takimin e javës së 19-të.
Ylli nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës, si zakonisht nga minuta e parë për Leverkusenin dhe është prej më të mirëve.
Xhaka është vlerësuar me notën 8.1 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Lojtar i ndeshjes është portieri i Monchengladbach, Moritz Nicolas, me notën 9.1.
Florian Wirtz, futbollist i Bayer Leverkusenit, u vlerësua me notën 8.2.
Bayer kryeson me 49 pikë e ka dy më shumë se Bayerni.