Milani ka dështuar si vendas, dike luajtur baras (2:2) me Bologna-n, në takimin e javës së 22-të të Serie A.
Ndeshje me kthesa në rezultat dhe një Bologna luftarake deri në pikën e fundit.
Në minutën e 42-të Giroud i Milanit, ka dështuar nga penalltia për të barazuar rezultatin, pasi që mysafirët avancuan me golin e Zirkzee në minutën e 29-të.
Në minutën e 41-të, trajneri Thiago Motta i Bologna-s, është përjashtuar me karton të kuq.
Edhe një penallti e humbur nga Milani, kësaj radhe në minutën e 74-të, Hernandez i pasaktë.
Në minutën e 83-të, Loftus-Cheek sjell gëzim të tifozët në "San Siro", shënoi për 2.1 në favor të Milanit.
Kur nuk shënon nga dy penalltitë, ndëshkimi vjen.
Gëzimi qe jetëshkurtër, në minutë e 90+2, Orsolini ka barazuar rezultatin 2:2.
Milani është në vend të tretë me 46 pikë e Bologna në të shtatin me 33 sosh.