Baseli ka shënuar fitore të ëmbël duke iu falënderuar reprezentuesit të Kosovës, Benjamin Kolollit.
Baseli e ka mposhtur me rezultat 1:0 kampionin në fuqi, Young Boys-in, në derbin e madh zviceran të javës së 20-të.
Futbollisti Kololli ka realizuar në minutën e 13-të pas asistimit të Schmid.
Ndeshjen në “St.-Jakob-Park” në Basel, e përcollën 26.410 shikues.
Leon Avdullahu e Kololli u paraqitën titullarë për Baselin.
Taulant Xhaka është inkuadruar në lojë në minutën e 80-të në vend të Kolollit.
Young Boys kryeson me 41 pikë e Baseli ngritet në vend të nëntë me 22 pikë.