Përfundoi në shifrat 2-2 ndeshja e mbrëmjes së djeshme mes Milanit dhe Bolonjës, pas gati 100 minutash beteje dhe episodeve të bujshme.
Një mundësi e rëndësishme e humbur për skuadrën e Piolit, sidomos duke pasur parasysh frenimin e Juves, që barazoi me Empolin.
Për kuqezinjtë, Ruben Loftus-Çik shënoi dy herë, jashtëzakonisht cinik para portës, ndërsa për kuqeblutë shënoi me Zirkze dhe Orsolini.
Bolonjezët marrin në shtëpi një pikë të çmuar që i lejon të qëndrojnë në vazhdën e zonës europiane, duke shënuar barazimin e dytë në 4 ndeshjet e fundit: pas kaq shumë fitoreve, një rënie që mund të pritet, edhe sepse dje Bolonja u tregua një në gjendje të mirë. Për të nënvizuar performancën e Zirzkes, i cili mban “peng” të gjithë mbrojtjen e Milanit.
Thiago Motta, i cilu u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari në pjesën e parë, u shfaq shumë i kënaqur në fund të ndeshjes, por nuk kurseu e drejtuesit e tij:
“Gjendja ime shpirtërore është fantastike.
I dua djemtë e mi kur luajnë kështu.
Nuk flas për episodet e arbitrit.
Për këtë flet drejtori Sartori dhe nëse nuk flet për këtë do të thotë se gjithçka është në rregull.
Djemtë hynë në fushë që në minutën e parë për të fituar ndeshjen.
Një kolektiv që ndihmon njëri-tjetrin në fazën sulmuese dhe mbrojtëse. Jam krenar që i stërvis këta djem”.