Armando Broja është një nga emrat më të lakuar në këtë merkato.
Sulmuesi shqiptar është përfolur për një largim të mundshëm nga “Stamford Bridge”, duke qenë se paraqitjet e tij që pas kthimit nga lëndimi i gjatë nuk kanë qenë në lartësinë e Chelsea-t. Por duket se e ardhmja e tij do të jetë sërish në radhët e bluve të Londrës.
Pochettino dha sinjalet e para, teksa pak ditë më parë shpalosi hapur besimin e tij te Broja. Madje, guxoi sa ta krahasonte situatën e tij me atë të Harry Kane-t dikur.
Ndërkohë, sot Simon Philips ka bërë me dije se Chelsea ka refuzuar ofertën e Fulham-it.
Këta të fundit kanë paraqitur ofertë kontrete për transferimin e Armando Brojës, por përgjigja e klubit londinez tregon se e ardhmja e tij pritet të jetë ende në “Stamford Bridge".