Sulmuesi shqiptar i pandalshëm, i shënon edhe Besiktasit

Futboll

Sulmuesi shqiptar i pandalshëm, i shënon edhe Besiktasit

Më: 28 janar 2024 Në ora: 15:03
Rey Manaj 

Rey Manaj shënon golin e radhës në Superligën turke. Sulmuesi lushnjar ka zhbllokuar përballjen Sivasspor-Besiktas, duke kaluar vendasit në avantazh.

Minuta e gjashtë, goditje nga larg e 26-vjeçarit shqiptar dhe topi në rrjetën e skuadrës kryeqytetase.

Manaj rikuperoi një top dhe gjeti golin falë një goditjeje nga larg me të majtën, që nuk u grushtua siç duhet nga portieri i Besiktasit.

Avantazh i rëndësishëm për Sivassporin dhe goli numër 11 në kampionat për Manajn, i cili vijon të jetë në formë shumë të mirë sportive.

Për skuadrën udhëtuese po luan si titullar edhe dardani Milot Rashica.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat