Janë mbyllur 3 sfidat e sotme të Kategorisë së Parë të vlefshme për javën e 18-të. Tre ndeshje mjaft interesante, në të cilat u shënuan 8 gola.
Korabi fitoi përballë Kastriotit me rezultatin 3-2. Pas këtij triumfi, Korabi mbetet në vendin e 6-të me 26 pikë, ndërsa krutanët në vendin e 9-të me 15 pikë.
Në krahun tjetër Lushnja triumfoi në transfertë përballë Luzit.
Ndeshja përfndoi me rezultatin 1-2 të miqve, me lushnjarët që renditen në vendin e shtatë me 22 pikë. Ndërsa Luzi mbetet në vendin e parafundit (11-të) me 12 pikë.
Ndërsa Tomori “shtangu” Apoloninë.
Sfida mes këtyre dy ekipeve përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Tomorit. Fierakët mbetet në kuotën e 27 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Tomori ngjitet në vendin e dhjetë me vetëm 15 pikë.