Lugano ka triumfuar në udhëtim, me rezultat 4:1 ndaj St. Gallen-it, në takimin e javës së 20-të në Kampionatin e Zvicrës.
Uran Bislimi ka shënuar golin e tretë duke dhuruar fitoren e thellë skuadrës së tij.
Shkëlqim Vladi ka asistuar e Sabbatini ka shënuar për 0:1 në minutën e 45-të.
Stevanoviq ka barazuar rezultatin në minutën e 68-të, ndërsa Celar në atë të 78-tën, shënoi për 1:2 dhe Uran Bislimi për 1:3 në minutën e 80-të.
Celar në minutën e 90+3, shënoi për 1:4.
Bislimi ka treguar klasin e tij.
Futbollisti Gortler është ndëshkuar me karton të kuq në fillim të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 5-të.
Bastien Toma është paraqitur standard për St. Gallen-in.
Toma u zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë.
Portieri Amir Shaipi, Albian Hajdari Shkëlqim Vladi u paraqitën standardë e Uran Bislimi e Kreshnik Hajzizi u futën në lojë nga minuta e 57-të për Luganon.
Vladi është ndëshkuar me karton të verdhë në të njëjtin minutë kur është zëvendësuar (në minutën e 77-të).
Shaipi është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 90+2.
St. Gallen renditet në vend të dytë me 36 pikë e ka pesë me pak se lideri Young Boys e Lugano në të pestin me 29 sosh.