Sivaspor ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Besiktas-it, në takimin e javës së 23-të të elitës së futbollit turk.
Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Rei Manaj, u paraqit nga minuta e parë për Sivaspor-in dhe Milot Rashica, reprezentues i Kosovës, titullar për Besiktas-in.
Manaj ashtu si di ai, ka shënuar në minutën e 6-të, duke e shokuar Besiktas-in.
Manaj është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 71-të.
Besiktas është në pozitën e 4-të me 36 pikë e Sivaspor në të dhjetin me 29 sosh.