Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka reaguar pas njoftimit të trajnerit Xavi që do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Xavi njoftoi dje se do të largohet nga pozita e trajnerit të Barcelonës, pas humbjes së hidhur të blaugranëve mbrëmë ndaj Villarrealit në shtëpi 3:5.
E lidhur me këtë sot ka reaguar edhe presidenti i Barcelonës, Laporta.
“E pranoj këtë situatë dhe propozimin e Xavit për t’u larguar nga klubi në qershor.
E pranoj sepse ai është legjendë e Barcelonës.
Jam i bindur se përkushtimi i tij dhe stafit do të jetë maksimal deri në fund të sezonit”, tha Laporta..