Unioni i Berlinit regjistroi fitoren e dytë radhazi në shtëpi në Bundesliga. Skuadra kryeqytetase mposhti 1-0 Darmstadtin e Klaus Gjasulës.
Benedict Hollerbach realizoi golin e fitores për vendasit në minutën e 62’, ndërkohë që lojtari i kombëtares shqiptare e luajti të plotë sfidën për miqtë.
Suksesi i sotëm ka ngjitur Unionin në kuotën e 17 pikëve, 5 pikë mbi zonën e ftohtë.
Ndërkohë, Darmstadti mbetet në vendin e fundit me 11 pikë.
Kampionati gjerman kryesohet nga Bayer Leverkuseni me 49 pikë. Bavarezët e Bayernit ndjekin me dy pikë më pak.