Futbollisti i Skënderbeut, Klevis Shaqe të gjithë e dinë se Skënderbeu është një fanellë që peshon dhe do që të bëjnë sa më mirë në ndeshjet e radhës.
Shaqe: Kjo fitore na kthen në moment e mira siç e fituar kampionatin dhe do të rikthehemi. Edhe stadiumi kombëtar është një motivim i madh. Të gjithë e dinë se Skënderbeu është një fanellë që peshon dhe duam që të bëjmë sa më mirë në ndeshjet e radhës.
Falenderoj gjithë çunat sot sepse kemi bërë një ndeshje shumë të mirë.
Gjendja fizike nuk na mungon si ekip sepse jemi të rinj dhe përgatitemi shumë mirë në stërvitje. E treguam edhe sot.