Mikel Arteta u emërua si trajner i Arsenalit në dhjetor të vitit 2019. Spanjolli udhëhoqi “Gunners” drejt suksesit të FA Cup në gusht 2020 pas pandemisë Covid dhe u kthye në Ligën e Kampionëve këtë sezon pas gjashtë vitesh mungesë.
Raportet në Spanjë kanë sugjeruar se trajneri i “Topçinjve” synon të largohet gjatë verës, me një numër të mediave që e lidhin atë me stolin e Barcelonës.
Mediumi spanjoll “Diario AS” raportoi se spanjolli kishte informuar shoqëruesit e tij se ai ishte i hapur për t'u larguar nga “Emirates” pas përfundimit të sezonit aktual, mes lidhjeve të vazhdueshme me postin në Barcelonës.
Të shtunën, Xavi njoftoi se do të largohej nga posti i trajnerit të Barcelonës në fund të sezonit.
Xavi njoftoi vendimin për t'u larguar pasi Barcelona humbi 5-3 në shtëpi ndaj Villarrealit.
Para se të merrte vendin e punës në Arsenal, Arteta kishte punuar si anëtar i stafit stërvitor të Pep Guardiolës në Manchester City, një rol që ai e mori pasi u tërhoq nga të luajturit në verën e 2016.
Gjithsesi, SkySport në Angli ma mohuar se Arteta ka në plan të largohet në fund të sezonit nga Arsenali.