Marash Kumbulla mund të jetë duke u numëruar orët e fundit si futbollist i Romës.
Mediat në Itali raportojnë se ai do t'i japë lamtumirën Romës në këtë afat kalimtar të janarit.
Tri klube e duan ish-qendërmbrojtësin e Veronës, dhe atë në formë huazim.
Skuadrat e interesuara janë Cagliari, Torino dhe Verona.