Rakitic i kompleton vizitat mjekësore, do të nënshkruajë për një vit e gjysmë me klubin saudit

Futboll

Rakitic i kompleton vizitat mjekësore, do të nënshkruajë për një vit e gjysmë me klubin saudit

Më: 29 janar 2024 Në ora: 14:51
Ivan Rakitic

Ivan Rakitic do t’i japë fund sot eksperiencës evropiane.

Mesfushori kroat ka arritur marrëveshje me klubin nga Arabia Saudite, Al Shabab.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano.

Sipas këtij të fundit, përfaqësuesi kroat i ka kompletuar vizitat mjekësore me klubin e ri, ndërsa do t’i japë kështu fund përvojës në Sevilla.

Ish-futbollisti i Barcelonës mësohet se do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2025, respektivisht për një vit e gjysmë.

Mesfushori kreativ kështu do ta pasurojë Saudi Pro League, ku në vitin 2023 përfunduan yje të shumtë të futbollit evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat