Barcelona pas talentit të ri suedez

Futboll

Barcelona pas talentit të ri suedez

Më: 30 janar 2024 Në ora: 00:43
Lucas Bergvall

Barcelona është tërhequr nga Lucas Bergvall dhe pritet të bëjë ofertë zyrtare në adresë të Djurgardens për të siguruar shërbimet e mesfushorit. 

Shtatëmbëdhjetë vjeçari ka qenë i rregullt te skuadra suedeze në edicionin e fundit, ku në disa paraqitje ia ka dalë ta gjejë dy herë golin për skuadrënb e cila ka përfunduar e katërta në tabelën e Allsvenskan. 

Sias gazetarit të njohur të tregut futbollistik, Fabrizio Romano, edhe disa klube të tjera të mëdha evropiane kanë treguar interes për adoleshentin e talentuar, por suedezi gjithmonë ka qenë i qartë në dëshirën e tij për t’iu bashkuar Barcelonës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat