Trajneri që transformon ekipet e tij.
Kështu konsiderohet trajneri Vincenzo Italiano, drejtuesi i Fiorentina në Serie A. Në 136 ndeshje në stolin e skuadrës vjollcë, ai ka hedhur në fushë gjithnjë 136 formacione të ndryshme.
Në krye të Fiorentinës që prej sezonit 2021-2022, trajneri 46-vjeçar gjithnjë bën të paktën një ndryshim në formacionin bazë. Në ndeshjen e fundit ndaj Inter, në fushë ishte blerja e re e ekipit vjollcë, Faraoni.
Një trajner që gjithnjë modifikon formacionin bazë, gjë që e ka praktikuar edhe kur drejtonte Spezia. Italiano, gjithnjë ka adaptuar formulën e ndryshimeve në formacion nga ndeshja në ndeshje.
Një mjeshtër i vërtetë i “turn-over”, duke thyer rekordin e 112 ndeshjeve radhazi me formacione të ndryshme të Max Allegri. Historia e 136 formacioneve të ndryshme të Vincenzo Italiano ka nisur më 13 gusht 2021 dhe të shohim nëse do të vijojë edhe këtë fundjavë.