Marco Tardelli, ish-lojtari i Juventusit dhe Interit, në kuadër të derbit italian në Serie A, ka folur për “Gazzetta dello Sport”: “Nëse Interi shkon në +4 pikë, është një arritje e bukur, por Juve ka ende shanse.
Nëse Interi është ende +4 pikë në fund të shkurtit dhe mund Atalantën, beteja e titullit është praktikisht e mbyllur”.
Tardelli vazhdon për zikaltrit: “Interi ka një skuadër superior.
Inzaghi si trajner është rritur shumë.
Edhe kur nuk e meriton plotësisht, si ndaj Fiorentinës, e merr fitoren në shtëpi.
Ashtu si Juventusi, një herë e një kohë. Juventusi nuk luan në Evropë, gjë që mund të peshojë jo fizikisht, sepse Interi ka një skuadër të thellë, por përsa i përket stresit mendor”.