Prej muajsh ka vazhduar tensioni mes futbollistit Agon Elezi dhe klubit të tij kroat Varazhdini, për të cilin mesfushori i Maqedonisë së Veriut nuk ka luajtur që nga 5 nëntori.
“Shqiptari nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me klubin aktual dhe shkak për këtë është dëshira e tij për të shkuar në një ambient tjetër”, shkruan mediumi maqedonas “Sportmedia”.
Mediat kroate kanë bërë të ditur mëngjesin e sotëm se Bochum është sfida e radhës për Agon Elezin, i cili në ditët në vijim pritet të finalizojë transferimin në Bundesliga I.
Bochum është në vendin e 14-të në Gjermani dhe do të jetë një sfidë e madhe për vetë Elezin.