Milani është në kërkim të një mbrojtësi nw orwt e fundit të merkatos, teksa pista “Demiral” bëhet mjaft e vështirë, për shkak se Al-Ahli nuk e lë të lirë.
Për këtë arsye, “kuqezinjtë” kanë në plane që të transferojnë mbrojtësin e kombëtares sw Shqipwrisw, Marash Kumbulla.
Edhe me ardhjen e trajnerit De Rosit, 23-vjeçari sërish nuk është në planet e Romës, me këtë të fundit që kërkon ta largojë menjëherë në mënyrë që të ketë vend për Anxhelinjon.
Milani është i gatshëm të ulet në tavolinën e bisedimeve me Romën për Kumbullën, i cili shihet si opsion i vlefshëm.