Edon Zhegrova mund të vazhdojë karrierën në Gjermani, por një lëvizje e tillë besohet se mund të ndodhë vetëm pas përfundimit të sezonit aktual.
“Sky Sports” nga Gjermani ka raportuar se Leipzigu ka shprehur interesim për yllin tonë këtë afat kalimtar.
Drejtuesit e klubit nga Bundesliga thuhet se e pëlqejnë Zhegrovën dhe kanë pyetur te Lille për të.
Megjithatë, sipas mediumit gjerman, një lëvizje e tillë këtë afat kalimtar dimëror nuk mund të realizohet.
Lille kërkon rreth 17-20 milionë euro për shitjen e 24-vjeçarit.
Ëndrra e Zhegrovës është që të nënshkruajë me një nga top-5 klubet në Gjermani, por gjatë afatit të verës.
Reprezentuesi i Kosovës me Lillen ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.