Ka dështuar lëvizja e Moise Kean te Atletico Madrid në formë huazimi nga Juventusi.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, bëri të ditur se për dështimin e kësaj lëvizjeje është informuar tashmë edhe lojtari.
Marrëveshja ishte afër finalizimit, por që dështoi pas testeve mjekësore të italianit në Madrid.
Pas testeve mjekësore, stafi mjekësor i Atleicos beson se Kean do të jetë jashtë të paktën deri në mars – andaj, klubi spanjoll e vlerësoi si të panevojshme nënshkrimin me të.
Gjithsesi, stafi mjekësor i Juventusit beson se 23-vjeçari do të kthehet në shkurt.
Kean pritet të udhëtojë drejt Italisë më vonë sonte pasi dështoi përfundimisht lëvizja e tij në kryeqytetin spanjoll.
Lojtari gjithashtu informoi se Atletico Madrid është gati të largohet nga negociatat pas testeve mjekësore.