Tregu i transferimeve të janarit po i afrohet fundit.
Cagliari mund të shtojë një mbrojtës të ri në listën e Claudio Ranierit.
Emri i nxehtë i momentit është Yerry Mina nga Fiorentina.
Agjenti i mbrojtësit kolumbian thuhet se është në qytet për të gjetur një marrëveshje me Cagliari.
A po largohet mundësia për Marash Kumbullën?
Sipas asaj që raportohet nga Gianluca Di Marzio, lojtari i Romës mund të përfundojë në një skuadër tjetër italiane.
Kjo është Sassuolo, e cila po punon për një ofertë huazimi. Jo vetem kaq. Edhe Udinese po i kushton vëmendje mbrojtësit kuqezi i lindur në vitin 2000.