Kombëtarja e Malit kaloi në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës, pasi e mposhti me rezultat 2:1 Burkina Fason.
Mali e pret punë e vështirë në çerekfinale, ku do të ndeshet me Bregun e Fildishtë.
Pas vetëm tre minutave lojë, Mali kaloi në avantazh me autogolin e Edmond Tapsobas.
Në fillim të pjesës së dytë Sinayoko shtoi epërsinë. Traore shënoi në minutën e 57-të dhe ngushtoi humbjen e Burkina Fasos.