Paris Saint-Germaini po planifikon ta transferojë Marcus Rashfordin.
Mediumi “i News” raporton se gjiganti francez e ka admiruar gjithmonë sulmuesin e Manchester Unitedit.
Aktualisht, futbollisti anglez është duke e kaluar një periudhë të vështirë, si brenda ashtu edhe jashtë fushës së blertë, prandaj parisienët po mendojnë të përfitojnë nga rasti.
Edhe pse United do të donte ta mbajë lojtarin e rritur në akademinë e tij dhe ta nxjerrë potencialin e plotë të tij, klubi nga Ligue 1 duket se e ka bërë përfaqësuesin anglez si prioritet të tij për afatin kalimtar të verës që vjen.
I mbetet lojtarit të vendos nëse dëshiron të vazhdojë të luajë në “Old Trafford” apo ta pranojë ofertën e pasur që do t’i vijë nga “Parku i Princave”.
Rashford ishte njëri prej sulmuesve më të mirë në futbollin angleze viteve të fundit.