Dinamo vazhdon punën në merkato ndërsa këtë të mërkurë ka zyrtarizuar një tjetër afrim.
Sulmuesi 19-vjeçar Leo Ballhysa është afrimi më i ri i Dinamos, që përmes rrjeteve sociale bën me dije se talenti shihet si një investim me prespektivë.
“FC Dinamo City njofton zyrtarizimin e sulmuesit Leo Ballhysa.
Talenti 19-vjeçar është lojtari më i ri i skuadrës tonë dhe shihet si një investim i klubit për të ardhmen.
Ballhysa e ka nisur me futbollin e luajtur me të rinjtë e Shkumbinit, për të kaluar më pas edhe me akademitë e FC Pepa dhe KF Elbasanit. Në skuadrën tonë ai vjen pas eksperiencës me KF Tiranën, ku spikati me paraqitjet e tij me ekipin e të rinjve.
Mirësevjen Leo #forcaDinamo”-shkruhet në postimin e Dinamos.