Napoli kërkon zëvendësuesin e Osimhenit

Futboll

Napoli kërkon zëvendësuesin e Osimhenit

Më: 31 janar 2024 Në ora: 13:23
Osimhen

Jo vetëm për merkaton e janarit. Napoli po mendon edhe për sezonin e ardhshëm dhe largimet e mundshme në verë.

Midis të larguarve mund të jetë edhe Victor Osimhen. Sulmuesi ishte protagonisti në fitoren e titullit të tretë të Napolit, së bashku me Kvaratskhelia në ekipin e atëhershëm të trajnerit Luciano Spalletti.

Mundësia që nigeriani t’i thotë lamtumirë klubit italian është konkrete dhe tani po mendojnë për pasardhësin e tij.

Sipas raportimeve të medieve italiane, i pari në listën e kampionëve në fuqi të Italisë për të zëvendësuar Osimhen është sulmuesi i Bologna, Joshua Zirkzee.

Megjithatë, ai nuk është i vetmi që po mbhet nën vëzhgim, pasi drejtori sportiv i Napolit, Mauro Meluso po ndjek me shumë interes edhe Serhou Guirassy të Stuttgart, Jonathan David të Lille dhe Victor Boniface të Bayer Leverkusen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat