Kristjan Asllani shkëlqeu në ndeshjen e Interit kundër Fiorentinës të dielën.
Përveç asistit të tij për Lautaro Martinezin ai bëri një performancë të mirë ku luajti 90 minuta të plota.
Kështu mesfushori i Kombëtares kuqezi ka vendosur të çlodhet dhe destinacion ka zgjedhur një vend me dëborë. Këtë e ka bërë të ditur vetë futbollisti.
Ai ka postuar një foto në InstaStory së bashku me dy shokët e tij tek Interi.
Bëhet fjalë për Karlo Augusto dhe mesfushorin Davide Fratezi të cilët gjithashtu ishin titullar kundër Fiorentinës.